Tirana "i rrëmben" një shqiptar kampionatit grek
Tirana sot para ndeshjes finale të Kupës së Shqipërisë, ndaj Teutës, nuk është ndalur nga projekti i saj për Champions, teksa ka bërë goditjen e radhës në merkato.

Bardheblutë siguruan sot edhe shërbimet e Ardit Tolit.

Ardit Toli vishet zyrtarisht bardheblu! Klubi "Tirana" njofton afrimin e mbrojtësit të djathtë, teksa ai ka arritur dakordësinë me presidentin Refik Halili.

Mbrojtësi pas kryerjes së gjithë analizave të nevojshme është bërë tashmë pjesë e bardhebluve për sezonin e ri.

Menjëherë pas nënshkrimit të kontratës, 23 vjeçari pritet të vihet nën urdhërat e trajnerit Egbo për t’u stërvitur bashkë me skuadrën.

Toli e ka zhvilluar karrierën në Greqi, ku ishte pjesë e Kallamatës para se të bashkohej me bardheblutë.
Shtuar më 02/08/2020, ora 14:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori