Tirana mposht Bylis dhe siguron finalen (VIDEO)



Tirana është finalistja e parë e Kupës së Shqipërisë të këtij edicioni.

Klubi bardheblu preu biletën për në ndeshjen e 2 gushtit duke mundur me shifrat 2-0 Bylisin, pikërisht rezultati që i duhej pas ndeshjes së parë që u njollos nga akuzat për baste.

Golat e Muçit dhe Hoxhallarit në pjesën e parë të sfidës përmbysën humbjen 2-1 në Ballsh të dy javëve më parë dhe bardheblutë më pas administruan qetësisht përballë ballshiotëve që provuan të afroheshin në zonë por tentuan shumë pak herë katërkëndorin e Likës për të shqetësuar kualifikimin bardheblu.
Shtuar më 15/07/2020, ora 19:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori