Tirana nuk e "ngjit" dot as Korabin, Luftëtari "paqe" me Vllaninë
Tirana nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 ndaj Korabit në transfertë. Ndeshja e luajtur në Shkodër dhuroi një ndeshje trë mbushur me shumë emocione.

Skuadra e Mirel Josës është në krizë, teksa sot ishte ndeshja e 6-të radhazi pa fitore kampionat për vitin 2017. Në minutën e 40-të Kraja do të kalonte Korabin në avantazh, duke treguar se nuk ishin thjesht për shëtitje në fushë.

Tirana reagoi menjëherë teksa në minutën e 45-të të Ede do të barazonte shifrat duke rihapur ndeshjen. Me këtë barazim Tirana ngjitet në kuotën e 29 pikëve në vendin e 4-ët, ndërsa Korabi që bëri surprizën e radhës mbyll renditjen në kuotën e 12 pikëve.

Ndeshja tjetër Luftëtari-Vllaznia përfundoi në barazim të bardhë.

Shtuar më 04/03/2017, ora 16:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori