Tirana-Partizani, të ardhura të konsiderueshme nga biletat e shitura
Derbi i luajtur dje për 63 minuta kishte sjellë në stadium afro 9000 tifozë dhe të ardhurat e përfituara janë të konsiderueshme.

Bëhet fjalë për rreth 60 milionë lekë të grumbulluara, të cilat kanë shkuar në arkat e klubit raporton “Panorama Sport”.

Biletat kishin çmime të ndryshme sipas sektorëve, teksa më e shtrenjta ishte ajo e tribunës kryesore që kushtonte 20 mijë lekë të vjetra. Në sektorët e tjerë çmimi ishte 5 mijë lekë të vjetra./albeu.com/
Shtuar më 02/12/2016, ora 13:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori