Tirana shkaterrohet nga Stabaek
Albeu.com
Tirana eshte larguar nga Liga e Kampioneve duke mos kaluar asnje tur. Bardheblute jane shkaterruar 4-0 nga Stabaeku duke u bere skuadra e dyte shqiptare pas Dinamos qe i jep lamtumiren arenes Europiane.Kampionet shqiptare kane bere nje paraqitje shume te dobet, duke u rezistuar vetem 14 minuta norvegjezeve te cilet kaluan ne avantazh me Segerstrom.

Dy minuta me vone eshte serish ky lojtar qe perfiton nga hutimi i mbrojtjes duke dyfishuar rezultatin. Ne minutat e fundit te pjeses se pare eshte Berglund qe shenon golin e trete.

Edhe ne pjesen e dyte eshte skuadra e Stabaek ajo qe kerkon te shenoje serish, madje ne te 55 minute gjen golin me Farnerud.

Tentativa e vetme e Tiranes eshte ajo e Abilaliaj cili nuk arriti te shenoje golin e nderit per bardheblute.

Nderkohe kane mbetur edhe dy skuadra shqiptare ne Europe, Vllaznia dhe Flamurtari qe garojne ne Europa Lige. Vlonjatet do te perballen te enjten me Madheruellin, ndersa per shkodranet ndeshja e kthimit me Rapidin e Vjenes duket se do te jete me shume stervitore, pas humbjes 5-0 ne ndeshjen e pare. (tch)
Shtuar më 22/07/2009, ora 16:04
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori