Tirana-Skënderbeu në "Air Albania", bardheblutë ftojnë tifozët (VIDEO)
Ditën e nesërme Tirana do të luaj ndaj Skënderbeut në “Air Albania”, ndeshje e vlefshme për javën e 22-të në Kategorinë Superiore. Padyshim që kjo do të jetë një sfidë e rëndësishme për bardheblutë pasi do të kërkojnë të ruajnë rezultatet e mira.

Por për t’ia arritur kësaj duhet edhe prania e tifozëve në shkallët e stadiumit dhe klubi kryeqytetas ka shpërndarë në faqen e tij zyrtare në “Facebook” një video emocinuese, me të cilën kërkon të afrojë të gjithë mbështetësit në stadium.

Madje kujtojnë këtu edhe dy takimet e tjera të zhvilluara si pritës në këtë stadium, nga të cilat kanë dalë me 3 pikët. Por gjithashtu “Air Albania” ka shërbyer edhe si një ogur i bardhë për t’i dhënë fund dominimit të Partizanit në derbi, teksa pikërisht në këtë stadium rrëmbyen në minutat e fundit fitoren e parë pas 5 vitesh.
Shtuar më 14/02/2020, ora 17:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori