Tirana-Skënderbeu, Policia rrit masat e sigurisë
Ka nisur prej fillimit të javës të përjetohet me intensitet të lartë atmosfera që ofron përballja e fundjavës mes Tiranës dhe Skënderbeut. Ultrasit e Skënderbeut i bëjnë thirrje çdo korçari për të udhëtuar drejt Tiranës për të ndjekur supersfidën ndaj bardhebluve.

Në vitin e kaluar tifozeria korçare ka qënë në numër shumë të madh në Tiranë. Edhe këtë vit pritet të përsëritet e njëjta histori. Me sa bëhet e ditur rreth 1000 korçarë do të jenë të pranishëm në Qemal Stafa.

Policia e Shtetit po merr masa të larta sigurie për mbarëvajtjen e ndeshjes. Kjo nisur nga trazirat që ndodhën në finalen e Super Kupës mes këtyre dy ekipeve. Përplasja mes dy tifozerive solli kaos në stadiumin e Korçës, madje tifozë të kësaj të fundit hynë edhe në fushën e lojës duke bërë arbitrin e ndeshjes ta ndërpriste atë. /albeu.com/
Shtuar më 04/11/2011, ora 09:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori