Tirana skualifikon me vështirësi Flamurtarin, kualifikohen të mëdhatë
Tirana ka eleminuar Flamurtarin nga Kupa e Shqipërisë.

Bardheblutë luajtën për 75 minuta me një lojtar më pak pasi Grent Halili u ndëshkua me karton të kuq për ndërhyrje ndaj Elton Calesë), por nuk pësoi më shumë se një gol ndaj Flamurtarit në Vlorë dhe falë suksesit 2-0 në "Selman Stërmasi" fiton të drejtën për të qëndruar në garë në kompeticionin e dytë më të rëndësishëm në vend.

Goli i brazilianit Cale në fillim të pjesës së dytë nuk mjaftoi për Flamurtarin, që në kohën shtesë pretendoi me forcë për 11-metërsh, por që nuk u vlerësua i tillë nga gjyqtari Alla.

Asnjë problem për Kukësin, që fitoi 2-0 me Apoloninë me gola të Shkurtajt dhe Et’hemit. Laçi fitoi 3-0 me Bylisin, duke zhvlerësuar suksesin e balshiotëve në takimin e parë, ndërsa Teuta shkatërroi 4-0 Lushnjën.

Në Grupin A Partizani kompletoi kualifikimin me goleadë, duke fituar 3-0 me Kastriotin, Skënderbeu iu imponua 3-0 Besëlidhjes, ndërsa Luftëtari u mjaftua me barazimin 0-0 me Egnatian për të vijuar më tej.

Grupi A:

Partizani-Kastrioti 3-0 (4-2)

Hebaj 34′, Mensah 60′, Çinari 64′

Skënderbeu-Besëlidhja 3-0 (2-1)

Vangjeli 57′

Luftëtari-Egnatia 0-0 (3-0)

Kamza-Vllaznia 1-0 (1-2)

Bitri 63′



Grupi B

Kukësi-Apolonia 2-0 (1-2)

(Shkurtaj 27′)

Laçi-Bylis 3-0 (0-2)

Shtubina 9′ (p), Toro 28′ , Gjoni 44′

Teuta-Lushnja 4-0 (3-1)

Vecaj 30′, 31′, Vila 47′, Latif

Flamurtari-Tirana 1-0

(Kale 49′)


Shtuar më 06/02/2019, ora 15:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori