Tirana, trajneri i ri vjen nga Kosova
Bylbyl Sokoli
Trajneri më i suksesshëm kosovar, Bylbyl Sokoli, është kandidat për të marrë drejtimin e Tiranës. Këtë e kanë bërë të ditur të hënën mediat në Tiranë duke u mbështetur në burime brenda klubit.

Njëra prej skuadrave më të mëdha të futbollit në Shqipëri është duke kërkuar trajner. Në fillim sezonit Tiranën e drejtoi spanjolli Julian Rubio, por spanjolli firmosi para pak ditësh me Flamurtarin ndërsa Tirana ende po e kërkon pasardhësin e tij.

Fillimisht ishte kontaktuar kroatin Ilija Lonçareviç, por të hënën u raportua se edhe Sokoli është njëri prej kandidatëve. Madje në disa prej mediave është shkruar se drejtuesit e Tiranës tashmë e kanë kontaktuar Sokolin por një gjë të tillë e ka mohuar vetë ish-trajneri i Kosovës.

"Deri sot nuk kam folur me ndonjë drejtues të klubit Tirana. Ky klub nuk më ka kontaktuar", ka thënë Sokoli.

Bylbyl Sokoli së fundi ka drejtuar Drenicën por më herët ka drejtuar disa skuadra në Kosovë e Maqedoni dhe pothuajse me të gjitha skuadrat që ka drejtuar ka fituar trofe. /albeu.com/

Shtuar më 04/09/2012, ora 17:15
kastrati
e Martë 4 Shtator 2012, Ora 17:26
ky esht trajneri me i mir shqiptar kete nuk e kisha ber trajner te tiranes po te kombetares shiptarre esht hoze morinho shqiptar
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori