Tirana-Vllaznia, në prag të supersfidës flet Ahmataj
Julian Ahmataj pret fitoren e Tiranës në sfidën e nesërme me Vllazninë.

Në konferencën për shtyp para derbit të Shqipërisë, tekniku 40-vjeçar iu përgjigj me detaje të gjitha pyetjeve të gazetarëve.

“Është një ndeshje klasike e futbollit shqiptar. Vllaznia në ndeshjet jashtë është e fortë dhe ka marrë rezultate pozitive ndaj çdo kundërshtari. Ne nuk heqim dorë nga loja jonë. E dimë që Tirana do futet vetëm për fitore këtë ndeshje. Kjo nuk bazohet vetëm tek dëshira jonë, por edhe tek ajo që do shprehim në fushën e lojës”, tha tekniku i bardhebluve.


Mungesa e tifozëve: Ndikon shumë tifozëria, sepse është lojtari i 12-të i ekipit, që i jep adrenalinë skuadrës. Ne duhet të jemi të përgatitur, pasi e kemi marrë konfirmimin që do të luajmë pa tifozë”, theksoi Ahmataj.

Shtuar më 07/11/2019, ora 19:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori