“Tirona Fanatics” braktisin derbin ndaj Partizanit
Tirana do të luajë ditën e të hënën derbin ndaj Partizanit, por këtë radhë do të jetë një gjë krejt tjetër. Skuadra bardheblu nuk do të ketë mbështetjen e tifozëve më të zjarrtë të tyre, siç janë grupimi “Tirona Fanatics”.

Ky grupim ka vendosur që të bojkotojë edhe ndeshjen derbi ndaj rivalëve të Partizanit, duke vazhduar me qëndrimin e tyre të cilin e morën kur u vendos që Partizani të luajë në “Selman Stërmasi”.

Përmes një postimi në faqen e tyre në “facebook”, ata deklaruan se po organizohen për ta parë ndeshjen te zona e quajtur “Xhomlliku”.

Shtuar më 18/02/2017, ora 13:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori