Tito nuk është Pep
Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta, në prag të finales së Kupës së Mbretit kundër Athletic Bilbao ka folur për sezonin e klubit katalanas, lamtumirën e Pep Guardiolës dhe zëvendësuesin e tij Tito Vilanova.

"Nuk duhet të mendojmë se Tito Vilanova do të jetë si Pep Guardiola, edhe pse Tito ka qëndruar me ne për kaq shumë kohë. Ai e di se cili është stili i Barcelonës dhe filozofia jonë. Tito i vlerëson shumë detajet, personalisht kam shumë besim tek puna e tij. Çdo trajner ka stilin e vet. Por në fushë loja jonë do të jetë po e njëjta, nuk besoj se do ketë shumë ndryshime. Megjithatë mos prisni që të fitojmë nga dy apo tre tituj që në vitin e parë. Ne futbollistët duhet të qëndrojmë pranë tij dhe ta ndihmojmë që të ambientohet sa më shpejt me rolin e tij të ri", deklaroi Iniesta.

Fantazisti katalanas e mban mend si sot ditën e parë kur është takuar me Guardiolën: "Pep sapo erdhi, solli një mentalitet të ri. Qysh në fillim na shprehu dëshirën se dëshiron të arrijë objektiva të rëndësishëm. Entuziazmi i tij ka qenë fondamental për ne. Personalisht kam mësuar shumë nga ai. Gjithsesi, kam shumë besim te Vilanova, sepse edhe ai po na përfshin në vorbullën e vet". /albeu.com/
Shtuar më 24/05/2012, ora 11:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori