Trajneri i Barcelonës,
Tito Vilanova, gjatë konferencës së sotme për shtyp u shpreh se nuk mendon për "tripletën" këtë sezon, teksa theksoi se mbetet ende shumë punë për tu bërë në La Liga.
"Jo se nuk dua, por s’mund të
mendoj për një sukses të trefishtë sezonal. Si trajner
mendoj për çdo seancë ditore, për cdo ndeshje që është para nesh", tha tekniku katalanas.
Tito foli edhe për çerekfinalen e parë të Kupës së Mbretit, e cila vendos përballë blaugranat me Malagan, të cilën e mposhti në fundjavë në kampionat 1-3.
"Të dyja skuadrat kanë staf të mjaftueshëm. Nuk do ketë kushte për të luajtur, cka shpjegohet me faktin se përballemi tri herë me të njëjtin
ekip në kaq pak ditë. Malaga ka treguar tashmë se çfarë është në gjendje të bëjë. Ka një
ekip me shumë virtyte, ndaj të dyja ndeshjet e kupës do të jenë të vështira për ne", u shpreh Vilanova. /albeu.com/
Shtuar më 15/01/2013,
ora 15:08