Tito: Vështirë të fitosh kundër Levantes
Trajneri i Barcelonës, Tito Vilanova, u shpreh se përballjet ndaj Levantes gjithmonë kanë qenë të vështira për t’u fituar. Ne sa herë kemi luajtur ndaj Levantes na është dashur shumë mund për të fituar. Pa harruar që nuk na kanë pritur mirë as lojtarët dhe as tifozët. Ka pasur gjithnjë debate në ndeshje, por jo probleme. Por asnjë nuk është ankuar. Ashtu si në ndeshjet e tjera, ne nuk na interesojnë çështjet e brendshme të rivalëve tanë. Sa na përket neve, nuk kemi probleme", u shpreh numri një i stolit blaugrana.

Më pas ai foli për karakteristikat e skuadrës rivale. "Ata gjithmonë kanë pasur një sulmues të mirë, një organizator të mirë si Barkero. Kanë fituar në të gjitha përballjet në shtëpi, me përjashtim të Atletico Madrid. Do të përpiqemi të mos pësojmë gola. Ajo që bëmë në Moskë ishte diçka e mirë, por Celtic pati raste më të pakta dhe ne pësuam dy gola".

Tekniku ka grumbulluar tre portierë dhe 17 lojtarë. "Diçka e tillë do të ndodhë në shumë takime të kampionatit. Sa i përket Vijas, ai ka pasur probleme në Moskë, pasi u dëmtua në barin artificial. Megjithatë nuk është ndonjë gjë serioze. Për Dos Santosin e kam thënë se mund ta huazojë nisur nga mesfushorët e shumtë që kemi në ekip. Por unë i besoj dhe e mora në ekipin e parë, por është e vështirë që ai të luajë", shpjegoi Vilanova.

I pyetur se cilën shikon si sfidën më të fortë nga ato që kanë mbetur për këtë vit, ai tha: "Të gjitha janë të komplikuara. Ne do të shkojmë në fushën e Betisit, pastaj Atletikos, do të luajmë me Bilbaon këtu pastaj…". /albeu.com/
Shtuar më 25/11/2012, ora 18:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori