Titulli i takon Juves
Zdenek Zeman, ish-trajneri i Lazios dhe Romës, aktualisht te Pescara në Serinë B, është një që me Juventusin ka pasur gjithmonë një betejë personale. Por, këtë herë, duke parë sezonin e bardhezinjve ai tregohet i drejtë teksa u shpreh.

"Juventusi është më i uritur se Milani dhe mendoj se e meriton plotësisht titullin sivjet. Nuk ma priste mendja që gjërat do të shkonin kështu, por bardhezinjtë janë skuadra që luajnë futbollin më të bukur në Itali dhe do të ishte një mëkat nëse do e humbnin titullin në fund", u shpreh Zdenek Zeman. /albeu.com/
Shtuar më 15/04/2012, ora 17:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori