Titulli i viti 2011, Pato tregon sekretet e Milanit të Allegrit
Në fazën e dytë kishit 12 rezultate pozitive radhazi, deri në humbjen kundër Palermos, që e afroi Interin me kreun e renditjes. Derbi i kthimit është luajtur me zikaltrit vetëm 2 pikë larg Milanit. Si u përgatitët për atë përplasje të drejtpërdrejtë?

Ne bëmë një gabim të madh kundër Palermos, gjë që e afroi Interin më pranë. Në javën para derbit u stërvitëm shumë për të fituar dhe harruar atë disfatë. Duhej ta fitonim derbin me forcë, përndryshe nuk mund të dilnim nga shtëpia. I kisha kërkuar Abbiatit që ta kyçë portën, ndërsa unë do të përpiqesha të shënoja. Pas 47 sekondash, pasoj te Gennaro Gattuso, pastaj ai te Robinho i cili përpiqet të mashtrojë kundërshtarin. Topi mbërriti në këmbët e mia dhe shënova. Aty kuptova se fitorja do të ishte e jona. Ne shënuam edhe golin e dytë, pastaj hyri Antonio Cassano, që realizoi të tretin me penallti. Një lojë e mahnitshme, që më bëri të kuptoj se titulli ishte në duart tona.

Barazimi në Romë iu dha zyrtarisht titullin. Cfarë kaloi nëpër kokën tuaj në ato momente?

Mbaj mend që në fund të lojës, ne të gjithë u përqafuam me njëri-tjetrin në fushë. Por, nuk e kuptova aspak rëndësinë e fitimit të kampionatit. Pastaj, me kalimin e kohës, ai hyri në kokën dhe zemrën tonë. Ditë pas dite e kuptova se sa e rëndësishme është të fitosh një titull në Itali, me Milanin. Kur takoj tifozë të Milanit në rrugë, gjithmonë ma kujtojnë atë kampionat të fituar. Më kujtohet gjithashtu që Cassano po jepte një intervistë dhe Ibrahimoviç e goditi me shaka. Pastaj ishte Oddo, që kishte vënë bast nëse mund të vraponte pa këmishë në pistën e vrapimit rreth fushës. Me pak fjalë, shumë gjëra të bukura. Pas bilbilit të gjyqtarit pati një gëzim të jashtëzakonshëm, që do të mbetet gjithmonë në zemrën time.

Ndjenjat e tua për atë titull?

Mund të them se është pjesë e lëkurës sime. Unë arrita te Milani kur isha 17 vjeç. Në vitin 2010, atë të fitores, ishim një ekip fantastik. Kur fituam, unë hoqa një barrë. Kur mbërritëm në Milano, në “Duomo”, ishte shumë bukur. Do të dëshiroja që Milani të kthehej për të fituar një titull tjetër sa më shpejt të jetë e mundur. Ua uroj lojtarëve që luajnë atje tani këtë gjë.

Shtuar më 08/06/2020, ora 20:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori