Titulli IBF në boks, një "luftë e përgjakur"

U konsiderua si "luftë e përgjakur" dueli midis boksierëve Lee Selby dhe Josh Warrington, e vlefshme për titullin IBF.

Kjo ndeshje ka qënë shumë emocionuese dhe një "luftë" e vërtetë ku janë plotësuar të 12-të raundet dhe nga goditjet e ashpra ka pasur edhe gjakosje tek të dy boksierët.

Këtë ndeshje e fitoj 27-vjeçari, Warrigon duke mposhtur bashkëkombësin e tij, britanikun Lee Selby me vendim të gjyqtarëve.

Dyluftimi është ndjekur nga 25 mijë tifozë të pranishëm në shakllët e stadiumit të ringut. /albeu.com/


Shtuar më 20/05/2018, ora 10:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori