Ndërprerja e Serisë A deri më 3 prill ka shkaktuar një kaos të vërtetë për kampionatin italian të futbollit, pasi nëse gjithçka do të rikthehet në normalitet në këtë datë, duket e pamundur që të mbyllet kompeticion deri më 31 maj dhe të shpallen verdiktet e
sezonit.
Pikërisht për këtë arsye, presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Massimo Gravina, por edhe bordi i këshilltarëve, po marrin gjithmonë e më shumë në konsideratë organizimin e një faze
Play Off, për të
përcaktuar verdiktet e
sezonit në periudhën e mbetur. Kështu opsioni më i mundshëm për të mbyllur sezonin, është një fazë “
Play Off” me 4
skuadrat e para të renditjes, për të
përcaktuar fituesin e kampionatit, sipas formulës
vendi i parë përballet me vendin e katërt dhe
vendi i dytë me të tretin.
Bazuar në renditjen aktuale mund të kemi sfidat Juventus-Atalanta dhe Lazio-Inter, të cilat mund të luajnë edhe me sistemin vajtje-ardhje, për të
përcaktuar më pas dy
skuadrat finalist që do të diskutojnë titullin kampion. E njëjta formulë pritet të përcaktohet edhe për rënien nga kategoria, ku do të garojnë Genoa, Lecce, Spal dhe Brescia, ndërsa vetëm fituesja do të mund t’i shpëtojë rënies në Serinë B dhe tre të tjerat do t’i japin lamtumirën ligës së më të fortëve.
Shtuar më 11/03/2020,
ora 20:28