Një barazim, që lë shije të hidhur edhe për rastet e shumta të humbura. Interi është - 9 pikë nga Juventusi, kur duhet dhe një ndeshje para fundit të fazës së parë. Përpara se të linte stadiumin "San Siro", presidenti zikaltër, Massimo
Moratti, e ka komentuar ndeshjen me Genoan duke
deklaruar:
"Jam i sigurt që do të kthejmë faqe dhe që do të pasojnë fitoret radhazi. Kundër Genoas nuk kishim fat".
Më tej numri një i Inter ka folur edhe për distancën e 9 pikëve në
disavantzh të
Juventus.
"
Mbase 9 pikë janë shumë për t’i rikuperuar, por kampionati është i gjatë dhe të shohim se si do të jetë ecuria jonë. Kam besim se skuadra do të fillojë marshin e rezultateve pozitive vitin që vjen. Ajo çka na mungon për momentin është vetëm pak fat" ka
deklaruar Moratti. /albeu.com/
Shtuar më 23/12/2012,
ora 16:26