Titulli, nderi i rikthyer Juventus
"Ky rezultat është ëndrra e parë që është realizuar". Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, komenton kështu fitoren e titullit kampion nga ana e ekipit të tij në një universitet të Torinos.

"Për mua ky titull përfaqëson nderin e rikthyer të popullit juventin dhe ky ishte objektivi i parë që i kisha vënë vetes kur erdha në presidencë dy vjet më parë", u shpreh Agnelli.

Një meritë e madhe sipas Agnelli-t i shkon trajnerit Antonio Conte: "Trajneri ka përcjellë bindje tek lojtarët për të arritur suksesin. Arriti një sukses që në fillim nuk pritej nga ne".

Përsa i përket të ardhmes së "Zonjës së Vjetër", presidenti theksoi: "Rruga jonë është e qartë. Unë mendoj se Juventusi ekziston për të fituar dhe të ardhmen e imagjinoj vetëm me fitore. Për këtë punojmë". /albeu.com/
Shtuar më 09/05/2012, ora 12:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori