Titullin e fiton Milani
Carlo Ancelott
Në një intervistë të gjatë dhënë për të përditshmen sportive italiane "Gazzetta dello Sport", trajneri i Paris Saint Germain, Carlo Ancelotti ka gjetur kohën të flasë dhe të komentojë edhe ish skuadrën e tij, Milanin.

" Eleminimi nga Champions League? Kanë bërë të pamundurën kundër më të fortëve. Sot vetëm Real Madrid mund të përballet me Barcelonën", u shpreh ish tekniku i Milan dhe Chelsea.

Ndërsa përsa i përket titullit në Serie A, Ancelotti sheh si favorit kryesor pikërisht ekipin e Massimiliano Allegrit: " Dy pikë avantazh janë të dobishme por Milan duhet ti fitojë të gjitha ndeshjet. Në fund besoj se do të jenë pikërish kuqezinjtë ata që do të triumfojnë", përfundoi Carlo Ancelotti. /albeu.com/



Shtuar më 06/04/2012, ora 09:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori