Tjetër do dhe një tjetër e ngacmon, gazetarja sportive tregon futbollistin që flirton me të
Kjo e shtunë e “Shiko kush luan” i rezervoi publikut shumë argëtim por mbi të gjitha nxorri në pah edhe disa të vërteta. Një tjetër e ftuar në program ishte edhe komentatorja dhe gazetarja e sportit në Kosovë Qëndresa Krelani, e cila foli më shumë rreth karrierës së saj.

Në lojën e fundit “Ndaje ose haje”, teksa duhej të ruhej nga torta në fytyrë, Qeqa vendosi t’i përgjigjej pyetjes pikante se me cilin futbollist do ishte martuar dhe cili ka flirtuar me të.

Ajo dha emrin e Gabriel Batistutës me të cilin do të martohej pa u menduar dy herë pasi argjentinasi ishte edhe arsyeja që filloi në ndiqte futboll dhe ai që flirton shpesh me të është futbollisti i Flamurtarit, Gertrid Dumani.
Shtuar më 06/10/2019, ora 09:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori