Tjetër fitore për Laçin, tjetër humbje për Kukësin që "rrëshket" në tabelë (VIDEO)
Laçi ka arritur të marrë një tjetër fitore tepër të rëndësishme në shtëpi, duke mundur Kukësin me rezultatin e ngushtë 1-0. Ka mjaftuar një gol i shënuar nga Nuabueze me anë të një penalltie për t’i dhënë 3 pikët e radhës skuadrës kurbinase aty ku kjo ishte fitorja e katërt radhazi për Laçin.

Nga ana tjetër, Kukësi ka pësuar humbjen e katërt këtë sezon duke humbur edhe terren në klasifikim tashmë. Verilindorët e shohin veten në vendin pestë me 18 pikë, teksa Laçi është ngjitur në vendin e tretë në tabelë me 19 pikë. Javën e ardhshme, pas rikthimit nga pauza e Kombëtareve, Laçi luan ndaj Partizanit teksa Kukësi pret Bylisin.
Shtuar më 10/11/2019, ora 15:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori