Tjetër gafë e Gotzes, irritohet Gjermania
Pëlqej
Tjetër gafë e Mario Gotze. Pasi u prezantua në konferencën për shtyp me Bayern Munchen (i sponsorizuar nga Adidas) me veshje të rivalëve të Nike, mesfushori gjerman ka ardhur në stërvitjen e fundit të kombëtares së Joachim Low i veshur sërish me produkte të gjigandit amerikan të produkteve sportive.


Edhe Gjermania sponsorizohet nga Adidas dhe kjo gjë është dënuar edhe nga menaxheri i "Pancerave" Oliver Bierhoff.

"Sjellje të tilla nuk duhet të ndodhin. Futbollistët janë të lirë në zgjedhjet e këpucëve të tyre, por duhet të respketojnë marrëveshjet me furnizuesit tanë për pjesën tjetër të veshjes", tha për francezen "L'Equipe" Bierhoff. /albeu.com/
Shtuar më 11/10/2013, ora 18:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori