Tjetër gjyq i humbur, ish-sulmuesi francez i merr Flamurtarit 60 mijë euro
Pëlqej
Tjetër gjyq i humbur për Flamurtarin. Bedi Buval është lojtari që ka fituar betejën me vlonjatët për 60 mijë euro. Ish-sulmuesi francez i kuqezinjve, pasi paditi klubin, ka fituar edhe gjyqin. Megjithatë, duket se Flamurtari ka nisur ta shlyejë edhe këtë detyrim për të evituar pasojat.

Sipas marrëveshjes që është arritur, pagesa do të bëhet me këste. Kësti i parë është dhënë para pak ditëve, ndërsa zyrtarisht është kaluar në llogarinë e lojtarit 40% e shumës. Gjithçka e konfirmon edhe vetë administratori Sinan Idrizi.

Kreu i klubit tha se e njeh detyrimin ndaj lojtarit, por pagesa është vonuar për shkak se nuk po gjenin adresën dhe numrin kontaktit të tij. “Ne e njohim detyrimin që kemi ndaj lojtarit. Gjatë kësaj kohe i kemi shkruar në adresat që kemi pasur për t’i kaluar detyrimin, por nuk kemi mundur të kontaktojmë me të. Tani që e gjetëm, para pak ditëve, i kemi kaluar këstin e parë të shumës, duke likuiduar 40% të detyrimit”, tha Idrizi.
Shtuar më 18/10/2018, ora 23:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori