Tjetër pritje fenomenale e tifozëve për Atalantën dhe Berishën (VIDEO)
Pëlqej
Një fitore që për Atalantën do të mbetet në histori. Përballë Romës në “Olimpico” skuadra e Gianpiero Gasperinit arriti një fitore shumë të rëndësishme edhe pse luajti për shumë minuta me 10 lojtarë. Një nga heronjtë e sfidës së kryeqytetit ishte pikërisht Etrit Berisha që ndali disa finalizime të rrzikshme të lojtarëve të Romës, duke mbajtur në lojë për fitoren ekipin bergamask.

Për të treguar gjithë entuziazmin dhe mbështetjen e tyre, rreth 3 mijë tifozë pritën në aeroport skuadrën bergamaske. Berisha bashkë me shokët e tij u detyruan të festonin bashkë me tifozët që kishin bllokuar aeroportin e qytezës italiane. Skuadra mbërriti në qytet rreth orës 23:30 dhe kjo atmosferë përsëritet vetëm 4 ditë pas kualifikimit në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë ku Atalanta arriti të kalonte Napolin në “San Paolo” me rezultatin 2-1. Kjo ishte ndoshta një nga javët më të rëndësishme në karrierën e portierit shqiptar që po rezuton një nga pikat më të forta të Atalantës, duke ia shpërblyer besimin dhe investimin klubit zikaltër që e bleu nga Lazio për rreth 5 milionë Euro.

Gjithsesi, sezoni për ekipin e Berishës mbetet ende i gjatë pasi në 1/16-at e Europa League, Atalanta do të ndeshet me Borussian e Dortmundit, por duhet të fokusohet edhe në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë ndaj Juventusit por edhe në kampionat./albeu.com/
Shtuar më 07/01/2018, ora 14:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori