Një
tjetër problem për
Romën, Henrikh
Mkhitaryan do të qëndrojë larg fushave për tri javë pasi ka pësuar një
problem muskulor.
Vetëm disa orë pasi u konfirmua se Lorenzo Pellegrini do të qëndronte larg fushave për dy muaj, Roma ka lajmëruar se
Mkhitaryan ka pasur një
problem të njëjtë, por jo aq të rëndë.
Megjithatë, për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare që do të luhen gjatë javës
tjetër, ai nuk do të humbasë më tepër se
katër ndeshje, dy në Serie A dhe dy në Europa League.
Armeni ka shënuar dhe ka dhënë një asist në
katër paraqitjet e tij për
Romën që kur mbërriti nga Arsenali.
Shtuar më 01/10/2019,
ora 18:41