Tjetër rast me koronavirus te Milani
Milani ka njoftuar zyrtarisht se anëtari i stafit Daniele Bonera ka rezultuar pozitiv për koronavirus pas shfaqjes së etheve.

Trajneri teknik Bonera është bërë anëtari i fundit që merr virusin në Milano dhe bashkohet me Matteo Gabbia dhe Leo Duarte, të cilët aktualisht janë në karantinë me sëmundjen.

Ish-qendërmbrojtësi 39-vjeçar kishe shenja të virusit dhe iu nënshtrua një tamponi në shtëpi.

"Daniele Bonera, pasi iu shfaqën ethet, iu nënshtrua një testi në shtëpi dje, e cila dha një rezultat pozitiv për COVID-19", shkruhej në deklaratën e klubit rossoner.

"Bonera është në shtëpi dhe në gjendje të mirë. Të gjitha testet e tjera të kryera ditën e djeshme në grupin e ekipit janë kthyer negativë dhe grupi do të monitorohet nga afër sipas treguesve të ATS-së dhe në përputhje me protokollin në fuqi".
Shtuar më 13/10/2020, ora 13:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori