Tjetër rekord negativ për Milanin
Pëlqej
Efekti Filippo Inzaghi është shuar menjëherë. Entuziazmi i tifozëve të Milanit për marrjen e drejtimit të ekipit nga ana e "Superpippo" duke se nuk ka zgjatur shumë, por jo për shkak se kuqezinjtë kanë humbur besimin te tekniku. Sipas së sportives italiane "Corriere dello Sport", si kurrë më parë Milani ka regjistruar një rekord negativ për sa u përket abonimeve.

Brenda një muaji, vetëm 20 mijë persona janë abonuar për të parë në sezonin e ardhshëm ndeshjet e Milanit, 5 mijë më pak se një vit më parë. Pakënaqësia e tifozëve është e lidhur me merkaton, pasi janë të shumta komentet në rrjetet sociale që dëshmojnë se kuqezinjtë nuk janë aspak të kënaqur me punën e Galianit me shokë.

Në vitin e fundit ishte rikthimi nga Real Madrid i Ricardo Kaka, ai që zgjoi interesin e tifozëve kuqezi për t’u abonuar, tani drejtuesve të Milanit u nevojitet një tjetër afrim i bujshëm, për të bindur tifozët kuqezi që të rikthehen në "San Siro".

Një tjetër e dhënë negative lidhet edhe me interesimin e grupimit të organizuar të "Curva Sud", aty ku mblidhen tifozët më të zjarrtë të Milanit, por ndryshe nga viti i kaluar, në këtë sezon figurojnë 5 mijë tifozë më pak. /albeu.com/

Shtuar më 01/08/2014, ora 17:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori