E FUNDIT/ Një plumb në kokë, vdes 26 vjeçari
Tjetër shqiptar në Serie A, Empoli do Memushajn
Ledian Memushaj mund të jetë shqiptari i rradhës që i bashkohet elitës së futbollit italian, Serie A. Mesfushori i Kombëtares shqiptare, aktualisht pjesë e Pescaras në Serie B, i huazuar nga Lecce, kërkohet me ngulm nga Empoli, që kërkon të përforcojë skuadrën në fazën sulmuese.

28-vjeçari ka spikatur gjatë fazës së parë të sezonit, teksa ka shënuar 2 gola në 11 ndeshje me Pescara-n, ndërsa një bonus i i rëndësishëm për të ishte edhe aktivizimi me përfaqësuesen në dy miqësoret e prestigjit me Francën dhe Italinë, ku vlonjati dhuroi paraqitje pozitive.

Në rast transferimi te skuadra nga Toskana Memushaj nuk do ta kishte aspak problem përshtatjen, pasi aty do të gjente një tjetër futbollist të kombëtares kuqezi, pikërisht Elsied Hysajn, i cili është formuar si futbollist në akademinë e Empolit, e njohur në Itali për prodhimin e talenteve të futbollit. /albeu.com/
Shtuar më 07/01/2015, ora 17:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori