Tjetër shqiptar tek Lazio, Igli Tare "rrëmben" 17-vjeçarin që luan për Zvicrën
Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare ka afruar një tjetër shqiptar tek skuadra e “Shqiponjave”.

Skuadra ka arritur marrëveshjen me Florent Shehun, 17-vjeçarin e kërkuar nga disa ekipe të rëndësishme në Europë.

“Jam shumë krenar dhe i lumtur që kam nënshkruar një kontratë profesioniste 3-vjeçare me Lazion. Falenderoj klubin dhe drejtorin Igli Tare për besim“, – shkruan Shehu.

17-vjeçari ka lindur në Francë, zotëron pasaportën e Zvicrës, por është me origjinë nga Kosova. Ai ka luajtur për moshat e Levantes në Spanjë dhe luan me moshat e Zvicrës.
Shtuar më 21/07/2019, ora 17:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori