Një tjetër
tragjedi është shënuar në
Rally Dakar. Motorçiklisti francez, Thomas Bourgin humbi jetën pasi u përplas me një automjet të policisë në veri të Kilit, ndërsa po garonte drejt finishit të etapës speciale.
Piloti 25-vjeçar u përplas me një makinë të policisë kiliane, e cila po udhëtonte në drejtim të kundërt.
Rally i Dakarit vazhdon të regjistrojë bilance lufte. Gara që fillimisht niste nga Parisi, kalonte në shkretëtirën e Saharasë dhe më pas mbyllej në kryeqytetin e Senegalit, po zhvillohet për të pestin vit radhazi në Amerikën Jugore. Gjatë një aksidenti të ndodhur të enjten humbën jetën dy persona. /albeu.com/
Shtuar më 12/01/2013,
ora 16:09