Tjetër transplant flokësh për Wayne Rooney (FOTO LAJM)

Çdo klub që kërkon shërbimet e Wayne Rooney përveç milionave duhet të mendojë edhe flokët problematikë të sulmuesit të Manchester United. Chelsea dhe Arsenal në Premier League dhe PSG në Francë janë klubet që interesohen për 27-vjeçarin por mesa duket për momentin Rooney ka një tjetër "hall": atë të flokëve.

Dy vjet pasi kreu transplantin e parë të flokëve, sezoni 2011-2012, Rooney shënoi 9 gola në 5 ndeshjet e para, ndërsa vetëm tre ditë pas transplantit shënoi një tripletë përballë Arsenal në fitoren historike 8-2 në "Old Trafford".

Dhe mesa duket anglezit i sjell fat kjo ndërhyrje ndaj dhe është rikthyer sërish në Harley Street Hair Clinic në Londër për të kryer një tjetër transplant, i cili i kushtoi dy vjet më parë 15 mijë sterlina. /albeu.com/


Shtuar më 11/06/2013, ora 14:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori