Tjetër zënkë mes Balotellit dhe Mancinit
“Why always me?”. Pasi ndërpreu të martën konferencën për shtyp të trajnerit të ri të Interit, Andrea Stramaccioni, idiotësinë e radhës Mario Balotelli e ka rezervuar 24 orë më vonë, të mërkurën në mëngjes. Ai është përfshirë në një tjetër zënkë me trajnerin Roberto Mançini gjatë stërvitjes së mëngjesit në qendrën “Carrington”.

Super-Mario ka debatuar ashpër me teknikun italian dhe pasi Mançini nuk e ka lejuar të stërvitet i vetëm, sulmuesi e ka braktisur përfundimisht fushën. Nuk ka mjaftuar as ndërhyrja e ndihmësit të Mançinit, Atilio Lombardo, për të qetësuar 21-vjeçarin rebel.

E sikur të mos mjaftonte kjo, Mario drekoi në një restorant të Mançesterit i shoqëruar nga një mik i tiji, në bluzën e të cilit ishte stampuar një pistoletë (mesazh për trajnerin). Shkaku i zënkës së radhës nuk dihet ende. Por ndoshta Mançinit nuk i ka pëlqyer udhëtimi i Marios në Milano në një kohë që Sitit po i shket titulli nga duart. /albeu.com/
Shtuar më 29/03/2012, ora 10:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori