TKZ ironizojnë federatën me banerin
"Tifozat Kuq e Zi", nuk mungojnë as ditën e sotme në mbështetje të Kombëtares, për ndeshjen me Andorrën në "Elbasan Arena".

Pavarësisht përkrahjes për Kombëtaren Shqiptare, nuk mungojnë as thumbat në drejtim të federatës. Mbi banerin e tifogrupit, është vendosur edhe një banderolë me mbishkrimin "Hallexhinjtë".

Kjo si një ironi për deklaratën e zyrtarit të FSHF-së, Arben Dervishaj, i cili para pak kohësh u shpreh se futbolli nuk është për hallexhinjtë.

Të njëjtën banderolë "TKZ" e kishin shfaqur edhe në ndeshjen kundër Moldavisë në transfertë, teksa duket se nuk iu del inati me deklaratën e zyrtarit të FSHF-së.
Shtuar më 14/11/2019, ora 21:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori