Tmerrohen në ajër futbollistët shqiptarë
Pëlqej
Një moment paniku ka pushtuar klubet e Partizanit dhe Luftëtarit gjatë kthimit për në Shqipëri.

Fillimisht ekipet shqiptare, kanë përshkruar internerarin Antalia-Stamboll, më pas janë nisur nga Stambolli drejt aeroportit “Nënë Tereza”.

Mësohet se gjatë kthimit për në Shqipëri, për shkak të errërave të forta dhe rreshjve të shiut, avioni ka pasur turbulenca të forta, duke krijuar ankth dhe panik tek futbollistët, shkruan 'Panorama'.

Fillimisht lojtarët e kanë marrë me batuta këtë pjesë, duke deklaruar se rruga qënka më gropa, më pas situata është bërë serioze dhe disa persona kanë kaluar në gjendje të fikti dhe kanë lëshuar ulërima.

Kjo situatë zgjati për rreth 15 minuta dhe fatmirësisht gjithçka shkoi mirë më pas. Skuadrat mbërritën në Shqipëri në orën 22:00.
Shtuar më 19/01/2018, ora 16:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori