Lojërat Olimpike 2020, të planifkuara të mbahen në Tokio, duket se nuk do të shkojnë sipas planit.
Pandemia Covid19 ka bërë që të shtyhen shumë evenimente sportive, përfshirë Euro 2020, pasi grumbullimet e mëdha nuk preferohen. Parandalimi i përhapjes së virusit bëhet pikërisht duke shmangur kontaktet.
Por, përkundër
kësaj, Komiteti Internacional Olimpik dhe qeveria japoneze, nuk kanë vendosur akoma të shtyjnë
Lojërat Olimpike, madje as nuk po mendojnë ta bëjnë një gjë të tillë.
Zëra kundërshtues ka pasur mjaftueshëm, sidomos nga Brazili, Norvegjia e Gjermania.
Madje, së fundmi, atletët
gjerman kanë filluar edhe të mbledhin vota, për të bojkotuar Olimpiadën e Tokios.
Presidenti i ASociacionit të Atletëve
Gjerman, Fencer Max Hartung, për ‘ZDF’ ka thënë: "Unë kam marrë një vendim për vete. Unë nuk do të marrë pjesë në
Lojërat Olimpike këtë verë".
Mbetet të shihet se sa të tjerë do t’i bashkohen
kësaj nisme.
Lojërat Olimpike po rrezikohen seriozisht. /
Shtuar më 22/03/2020,
ora 12:18