Tom Doshi hap thesin dhe ofron 10 mijë euro
Deputeti Tom Doshi ka premtuar një shpërblim prej 10 mijë eurosh për futbollistët në rast se marrin tre pikë në ndeshjen e kësaj jave kundër Kukësit.

Doshi kishte vendosur premio edhe për takimin me Partizanin në shifrën 5 mijë euro, por këtë herë ka vendosur që ta dyfishojë atë, çka e bën këtë premio speciale.

Shuma pritet të motivojë edhe më shumë futbollistët, të cilët, përveçse duhet të marrin pikë për të larguar sa më shumë skuadrën e tyre nga fundi i tabelës, kanë në tavolinë edhe një shumë të konsiderueshme për të marrë në rast triumfi.

Ndërkohë që nuk përjashtohet mundësia që një pjesë e kësaj shume të jetë për lojtarët në rast barazimi. /albeu.com/
Shtuar më 19/03/2018, ora 13:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori