Toni Kroos flet për kalimin tek Reali dhe bën ndryshimin me Bayernin
Toni Kroos, ka thënë se ka qenë vendim i duhur që e ka lënë Bayern Munichun në vitin 2014.

“Ndërrimi i ekipit ka qenë i drejt, në gjykimin tim nuk kam asnjë dyshim. Natyrisht, nëse shkon në një klub të madh, është një hap para në karrierë. Carlo Ancelotti më dëshironte në Madrid, dhe vuri bast në mua. Para se të largohesha më shihnin si lojtar i mirë, ndoshta shumë i mirë, por isha nga një prej lojtarëve të tillë që kishte shumë Bayerni. Por nëse je lojtar i Realit, ke më shumë vëmendje. Ndoshta këtë pjesë nga fansat nuk e pëlqej edhe aq shumë” tha numri 8 i madrilenëve.

Futbollisti gjerman ka folur edhe për raportet me Zinedine Zidanen.

“Nga fillimi, ai ka pasur shumë besim në mua, dhe në këto dy vitet e fundit kam zhvilluar pothuajse çdo ndeshje, sidomos aty shumë të rëndësishme. Besomëni, unë mundohem ta jap më të mirën për ekipin. Kemi marrëdhënie të mira. Një raport miqësor me trajnerin është shumë e rëndësishme për çdo lojtar”, përfundoi Kroos. /albeu.com/
Shtuar më 04/10/2017, ora 10:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori