Toni Kroos zbulon se ishte shumë pranë kalimit te United në 2014
Mesfushori gjerman Toni Kroos se ka qenë në bisedime me Manchester United para se të transferohej në Madrid.

Kroos shpegon se marrëveshja mes palëve ishte thuajse e arritur por në momentin e fundin gjithçka ndryshoi dhe lojtari zgjodhi ‘Los Blancos’.

Asokohe trajner i Djajve të Kuq ishte David Moyes, i cili veçse kishte arritur akord me futbollistin, por për fat të keq të United, skocezi u shkarkua dhe transferimi i 29-vjeçarit në "Old Trafford" u përhumb.

"David Moyes do të vinte tek unë dhe kontrata ishte e kryer, por pas disa ditësh ai u shkarkua, ku në vend të tij erdhi Louis van Gaal i cili komplikoi situatën", u shpreh mesfushori për The Athletic.

Menjëherë pas komplikimeve në mes të palëve të përfshira, në skenë doli Real Madrid i cili e rrëmbeu lojtarin për një shifër prej 30 milionë eurove.

Gjatë afro gjashtë sezoneve të tij me madrilienët, futbollisti ka arritur të fitojë tre here Ligën e Kampionëve dhe një herë titullin kampion në La Liga.

Kroos erdhi pas largimit të Xabi Alonson në drejtim të Bayern Munich, për të plotësuar boshllëkun që spanjolli la në skuadër.
Shtuar më 25/02/2020, ora 16:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori