Tony Blair, President i Premier League? Këto janë shanset e tij
Ish-kryeministri britanik Tony Blair së fundmi duket se do të bëhet pjesë e botës së futbollit.

Sipas asaj që raportojnë mediat britanike, Tony Blair është emri më i lakuar për tu bërë presidenti i ardhshëm i kampionatit anglez të futbollit, Premier League.

Emrat e tjerë për President të Premier League janë Gavin Patterson dhe Barney Francis por Ish-kryeministri britanik duke se ka reputacion më të madh dhe me shumë gjasa do të jetë ai presidenti i ri.

Futbolli nuk ka qenë kurrë një nga pasionet e Blair, edhe pse ka thënë që është tifoz i Neëcastle. /albeu.com/
Shtuar më 19/09/2018, ora 09:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori