Top 10 bomberat e shekullit 21 (FOTO LAJM)

Didier Drogba - 104 gola
Pëlqej
Abonohuni për lajmet sportive me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Nuk është Lionel Messi, as Cristiano Ronaldo. “Bomberi” më i mirë i shekullit 21 është Didier Drogba, i cili kërkohet në këtë merkato dimërore nga Milan, Juve dhe Inter.

Sipas analistëve të Institutit të Statistikave, IFFHS, ish-lojtari i Bregut të Fildishtë dhe Chelsea-t, gjatë këtij shekulli, ka qenë shënuesi më i mirë në ndeshjet ndërkombëtare, i renditur përpara Miroslav Klose dhe Messi-t, pavarësisht se ky i fundit po kalon një periudhë të jashtëzakonshme.

Lojtari më i mirë italian në këtë klasifikim është Filippo Inzaghi, i cili mban vendin e 32-të.

Didier Drogba, sipas IFFHS, është futbollisti i parë që ka arritur dhe ka tejkaluar objektivin e 100 golave në ndeshjet ndërkombëtare të shekullit 21, nga viti 2001 e deri më tani. “Bomberi” nga Bregu i Fildishtë, i cili është një objektiv i Milan këtë janar, figuron me 104 gola në vendin e parë të klasifikimit, të hartuar mbi bazën e golave të shënuar në përballjet mes ekipeve kombëtare, turne zyrtarë apo miqësore zyrtare, si dhe ndeshjet e klubeve në turnetë ndërkombëtare të Federatave të ndryshme.

Për ta qartësuar më mirë, nga kombëtarja në kombëtare, nuk nevojiten golat e shënuar në kampionatet vendase, por vetëm ato të shënuar në terrenet globale të lojës, pikërisht në futbollin ndërkombëtar.

Pas shpinës së Drogba, me 94 gola secili, renditen sulmuesi gjerman i Lazio-s, Miroslav Klose, dhe argjentinasi i Barcelona-s, Lionel Messi, i cili me 25 golat e shënuar vitin e kaluar është drejt përmirësimit dhe nuk do të vonojë të jetë numri 1 edhe në këtë aspekt.
Shtuar më 03/01/2013, ora 09:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 

Kampionatet