Top-golashënuesit e historisë, Messi i afrohet Ronaldos
Barcelona mpohti Juventusin 0-2 mbrëmjen e së mërkurës duke hedhur një hap të sigurtë drejt konsolidimit të vendit të parë në grupin e Champions League.

Fatin e ndeshjes e vulosi Lionel Messi me penalltinë e shndërruar në gol.

Kujtojmë se 6 herë fituesi i “Topit të Artë” ishte në të njëjtën kuotë golash me legjendën e Gjermanisë, Gerd Muller, por tashmë argjentinasi e ka kaluar me një gol më shumë.

Në Top 15 vetëm 3 futbollistë ende akitivë

Në listën e 15 golashënuesve më të mirë janë vetëm tre lojtarë që janë ende aktivë.

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimoviç, i cili renditet në vendin e 11 me 552 gola të shënuar në karrierën e tij.

Në vendin e katërt gjejmë tashmë Lionel Messin, i cili ka shënuar 721 gola, ndërsa nuk mungon as Cristiano Ronaldo që renditet në vendin e dytë me 742 gola.

Lista e golashënuesve më të mirë në histori

13. Alfredo Di Stefano – 516 gola

12. Zico – 525 gola

11. Zlatan Ibrahimovic – 552 gola;

10. Artur Friedenreich – 554 gola;

9. Ferenc Deak – 558 gola;

8. Eusebio – 615 gola;

7. Josef Bican – 636 gola;

6. Ferenc Puskas – 706 gola;

5. Gerd Muller – 720 gola;

4. Lionel Messi – 721 gola;

3. Romario – 734 gola;

2. Cristiano Ronaldo – 742 gola;

1. Pele -767 gola
Shtuar më 30/10/2020, ora 17:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori