"Topi i Artë", Barça dominon listën e parë (FOTO LAJM)

Barcelona: Lionel Messi
Pëlqej
FIFA nisi punën për listën e kandidatëve për "Topin e Artë 2013". Komiteti i Futbollit, i cili drejtohet nga presidenti i UEFA-s, Michel Platini, dhe ku bën pjesë edhe presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, u mblodh në Zyrih për listën e parë me shumë emra. Ashtu si çdo vit, "Topi i Artë" do të jepet në një ceremoni madhështore gala më 13 Janar, por deri atëherë ka një rrugë të gjatë me procedura për t’u ndjekur.

Më datë 29 të këtij muaji, numri i kandidatëve për çmimin më prestigjioz për futbollistë do të reduktohet në 23, ndërsa më 2 Dhjetor do të përzgjidhen 3 finalistët.

Burime nga mbledhja në Zyrih, edhe pse jozyrtarisht bënë të ditur disa prej emrave pretendentë për "Topin e Artë". Barcelona dominon me 10 lojtarë. Nga Real Madrid pa dyshim që në garë është Cristiano Ronaldo, por edhe Sergio Ramos, si dhe ish shoku i tyre i skuadrës, Mesut Ozil, i cili aktualisht luan për Arsenalin. Nga kampionati gjerman, identifikohen 3 futbollistë. Ndryshe nga edicionet e kaluara vihet re një rënie e lojtarëve afrikanë, ndonëse nuk mungojnë Drogba i Galatasaray dhe Yaya Toure i Manchester City.

Në listën për çmimin e trajnerit më të mirë, kampioni në fuqi Vicente Del Bosque është në Top 10 bashkë me Heynckes, i cili udhëhoqi Bayernin drejt 3 trofeve sezonin e kaluar. Më e komplikuar paraqitet situata për dy finalistët e shkuar, Mourinho dhe Guardiola dhe sidomos për teknikun spanjoll, për shkak të pushimit pas largimit nga Barcelona. /albeu.com/
Shtuar më 02/10/2013, ora 17:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori