"Topi i Artë", Barça fluturon drejt Zyrihut
Një numër i madh i pjesëtarëve të FC Barcelonës do të fluturojnë sot drejt Zvicrës për të marrë pjesë në mbrëmjen gala të "Topit të Artë 2012", i cili zhvillohet sonte në mbrëmje, ora 19:00 në Kongresshaus të Zyrihut.

Presidenti Sandro Rosell do të kryesojë grupin, i cili ka në përbërje edhe dy finalistët e çmimit: Lionel Messi dhe Andres Iniesta. Fluturimi drejt shtetit helvet do të bëhet me njël avion privat dhe në bordin e tij do të jenë: zv/presidenti Josep Maria Bartomeu, Drejtorët Jordi Mestre, Manel Arroyo si dhe Drejtori Sportiv Andoni Zubizarreta.

Por, përveç Messit dhe Iniestas në Zyrih do të jenë edhe Xavi, Pique, Alves, Jordi Alba, Mascherano, Puyol, Fabregas dhe Sergio Busquets, që tëp gjithë kandidatë për formacionin ideal tl vitit "FIFA FIFPro 2012".

Lionel Messi është favoriti kryesor për fitimin e Topit të Artë, ndërsa disa futbollistë të tjerë të Barcelonës janë kandidatë për formacionin e vitit, ndaj dhe mediat katalanase e shohin këtë si një ditë speciale për Barcelonën. /albeu.com/
Shtuar më 07/01/2013, ora 11:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori