"Topi i Artë", FIFA rihap votimin, favorizohet CR7?
Cristiano Ronaldo fluturon drejt "Topit të Artë": vendimi i FIFA-s për të vijuar votimin deri më 29 Nëntor duket se kthen portugezin e Real Madrid në favoritin kryesor për këtë çmim. Kjo ka ndodhur për ti dhënë mundësinë futbollistëve kandidatë për tu vlerësuar edhe për paraqitjen e tyre në ndeshjet Play-Off për Kupën e Botës "Brazil 2014".

Vendimi është kontestuar nga Barcelona sepse e mendon si një favorim të hapur për Cristiano Ronaldon, autor i katër golave në dy përballjet me Suedinë. /albeu.com/


Ja lista me 23 futbollistët kandidatë për Topin e Artë 2013: Gareth Bale, Edinson Cavani, Cristiano Ronaldo, Radamel Falcao, Eden Hazard, Zlatan Ibrahimovic, Andres Iniesta, Philipp Lahm, Robert Lewandowski, Lionel Messi, Thomas Mueller, Manuel Neuer, Neymar, Mesut Ozil, Andrea Pirlo, Franck Ribery,Arjen Robben, Bastian Schweinsteiger, Luis Suarez, Thiago Silva, Yaya Toure, Robin Van Persie, Xavi Hernández.
Shtuar më 20/11/2013, ora 17:03
endrit gashi
e Mërkurë 20 Nëntor 2013, Ora 18:08
lajtor po por sportist i nje futboll jo lojtar fallc
endrit gashi
e Mërkurë 20 Nëntor 2013, Ora 18:10
se meriton
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori