"Topi i Artë" i Kupës së Botës, çmim që dhurohet nga viti 1982: Këtu janë të gjithë fituesit
“Topi i Artë” në Kupën e Botës u prezantua për herë të parë në vitin 1982, ndërsa ky çmim dhurohet për atë që konsiderohet si lojtari më i mirë i turneut.

Emra shumë të mëdhenj e kanë fituar këtë çmim që nga viti 1982.


Çmimin e parë e fitoi sulmuesi italian Paolo Rossi, pas paraqitjes së tij fantastike në botërorin e 1982.


Pas tij në vititn 1986 e fitoi Diego Armando Maradona, kur e shpalli Argjentinën kampion bote.

Emra si Zinedine Zidane, Lionel Messi e Luis Nazario da Lima Ronaldo e kanë fituar këtë çmim.

Më poshtë i gjeni të gjithë fituesit nga viti 1982.

1982: Paolo Rossi (Itali)




1986: Diego Maradona (Argjentinë)



1990: Salvatore Schillaci (Itali)



1994: Romario (Brazil)



1998: Ronaldo (Brazil)



2002: Oliver Kahn (Gjermani)



2006: Zinedine Zidane (Francë)



2010: Diego Forlan (Uruguai)



2014: Lionel Messi (Argjentinë)



2018: Luka Modric (Kroaci)



/Telegrafi/
Shtuar më 13/05/2020, ora 18:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori