"Topi i Artë", L'Equipe: Messi do bëjë manita
Nuk është shuar ende jehona e "Topit të Artë" numër 4 fituar nga argjentinasi i Barcelonës Lionel Messi. Por mediat franceze kanë nxituar të zbulojnë dhe fituesin e vitit të ardhshëm.

Në sondazhin e francezes "L’Equipe", ku kanë marrë pjesë 12 mijë votues, rezultatet tregojnë se "Pleshti" do të jetë fituesi edhe i "Topit të Artë 2013″, janarin e ardhshëm.

Kështu, 71% e të anketuarve besojë se argjentinasi do të bëjë manita në ceremoninë e ardhshme në Zyrih. 21% mendojnë se fituesi do të jetë një futbollist tjetër, ndërkohë që të pasigurtit janë vetëm 8%.

Cristiano Ronaldo mund të shpresojë vetëm në faktin se "L’Equipe" nuk është bashkëorganizuesja e "Topit të Artë", "France Football". /albeu.com/



Shtuar më 09/01/2013, ora 12:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori