"Topi i Artë", Messi dhe Del Bosque favoritë kryesorë
Sot në mbrëmje, në orën 19:00, do të njihet fituesi i "Topit të Artë FIFA 2012" në mbrëmjen gala që do të zhvillohet në Kongresshaus, në Zyrih të Zvicrës.

Ylli argjentinas i Barcelonës Lionel Messi është favoriti kryesor për këtë trofe individual dhe për të bërë historinë duke arritur ta fitojë këtë çmim për herë të katërt radhazi. Rivalët e tij janë Andres Iniesta dhe Cristiano Ronaldo.

Përsa i përket trajnerëve, Vicente Del Bosque është favoriti kryesor për të fituar titullin si trajneri më i mirë i vitit. Tekniku i Spanjës pritet të lërë pas Pep Guardiolën dhe Jose Mourinho.

Përveç këtyre dy çmimeve, do të shpallet edhe formacioni më i mirë i vitit i përzgjedhur nga FIFPro, formacion që pritet të jetë i dominuar nga lojtarët e Barcelonës dhe Realit të Madridit. /albeu.com/
Shtuar më 07/01/2013, ora 10:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori