"Topi i Artë", Ribery thumbon Ronaldon
Franck Ribery thumbon rivalin e tij për çmimin e "Topit të Artë", Cristiano Ronaldo, në mbështetje të të cilit tifozët e Real Madrid krijuan një mozaik me fytyrën e tij në "Santiago Bernabeu", në kuadër të fushatës reklamuese për këtë çmim individual që do të jepet në një ceremoni gala më 13 janar.

"Unë nuk kam nevojë që tifozët e Bayernit të bëjnë një gjest të tillë për mua. Ky veprim mund t’i pëlqejë Ronaldos, por ajo që më kanë dhuruar tifozët bavarezë është shumë më e fortë dhe e rëndësishme. Unë e di që tifozët e Bayernin më duan shumë dhe këtë e ndjej cdo ditë", ka thënë Ribery.

Ribery, i cili nuk u grumbullua nga Guardiola për transfertën e Championsit me CSKA-në e Moskës, dha opinionin e tij edhe mbi spiunin që ekziston në klubin gjerman.

"Jua them sinqerisht që nuk i kam ndjekur informacionet mbi këtë çështje, edhe pse kam dëgjuar dicka. Nuk e kam idenë për atë që kanë thënë njerëzit apo nëse realisht ekziston një spiun te Bayerni", përfundoi francezi. /albeu.com/
Shtuar më 28/11/2013, ora 10:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori